Transmetuar më 18-02-2018, 20:47

Nga Ylli Manjani

Po pse kërkon plotfuqishmëri qeveria tek Presidenti?! Ajo paska mbaruar punë!!!

Ka mbaruar një punë, një dreq e di se si!

Ka mbaruar punë në kundërshtim të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që vetë e kërkoi kur ishte në opozitë!

Gjykata Kushtetuese mandaton Presidentin e Republikës të drejtojë negociatat dhe jo Ministrin e Jashtëm! As Kryeministrin!

Duhet të kishin marrë një mandat nga Presidenti që të negocionin! Kështu thotë Gjykata Kushtetuese. Por nuk e kanë bërë!!!

Presidenti i Republikës është vënë në dijeni vetëm para pak ditësh, fare thatë me një letër që nuk thotë asgjë!

Nuk propozon as emrat e negociatorëve madje!!!

Që këta nuk pyesin për Kushtetutë e ligje, kjo u pa! Por pse bëjnë teatër kot!

Ta zbardhin atë marrëveshje, ta kalojnë në qeverinë dhe Kuvendin e tyre mono-partiak, siç kalojnë koncensionet dhe kaq!

Në këto kushte, Presidenti i Republikës nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj poshtërsie shtetërore!

Le të thotë çfarë të dojë propaganda e fëlliqur e qeverisë moniste!

Këto janë marrëveshje që duhen denoncuar dhe jo miratuar e ratifikuar!

Mirë është ta dinë edhe Grekët se deri më tani kanë biseduar me autoritete të pa mandatuara!

Kanë biseduar me zyrtarë që kanë shkelur Kushtetutën e vendit të tyre!

Ndaj ai produkt e ka vlerën ligjore 0!

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al