Transmetuar më 18-02-2018, 21:35

Vëllezërit binjakë sollën një kuptim krejtësisht të ri në idenë e një lidhje të veçantë binjakësh kur i propozuan për martesë motrave binjake, në të njëjtën kohë.

Josh dhe Jeremy Salyers, 34 vjeç nga Tennessee u takuan me të fejurat e tyre Brittany dhe Briana Deane,  31 vjeç në në Festivalin e Ditëve të Binjakëve në Tëinsburg të Ohajos, gushtin e kaluar dhe romanca e tyre u lulëzua shumë shpejt, dhe të katërt ndjenë një lidhje të menjëhershme që nga momenti kur u takuan.

Dy grupet e motrave dhe vëllezërve, që vishen me të njëjtat rroba planifikojnë të kenë një ceremoni martese të përbashkët dhe duan të jetojnë së bashku në të njëtën shtëpi pasi të martohen.

Dhe dy vëllezërit menduan t’i suprozonin me propozimin për martesë duke planifikuar çdo detaj me hollësi.

Brittany dhe Briana mendonin se po xhironin një reklamë me të dashurit e tyre më 2 shkurt kur iu drejtuan Parkut të Shtetit Tëin Lakes në Virxhinia, vendi i takimit me dy vëllezërit.

Të dy motrat u zbukuruan dhe nuk e dinin se ekuipazhi me të cilin po punonin ishte aty për të kapur çdo moment të propozimit.

Pasi realizuan disa foto Josh dhe Jeremy i propozuan të dashurave të zemrës në një oxhak të mbuluar me petale trëndafili dhe qirinj.

Bretania dhe Brianna u habitën dhe bërtitën me gëzim, ‘Po!’ në të njëjtën kohë. /k.k/noa.al/