Transmetuar më 19-02-2018, 07:58

Vetëm pak kohë ndajnë nga lindja ku moderatorja Floriana Garo do të bëhet nënë për herë të parë, por pavarësisht rrumbullakosjes së barkut, pamja e saj nuk ka ndryshuar.

Këtë të diel ajo ka publikuar në Instagram një fotografi nga ditëlindja e festuar më 15 shkurt.

Ajo shihet e veshur e gjitha në lejla, teksa qëndron ulur në tavolinë, ku bën me dije se ndodhet në darkën e ditëlindjes.

Vitin e kaluar Floriana u largua përfundimisht nga Shqipëria drejt Zvicrës për të jetuar pranë partnerit të saj.

Bukuroshja e ekranit dhe partneri i saj Enis Daci, pas pak javësh pritet të bëhen prindër të një vajze. /a.y/noa.al