Transmetuar më 19-02-2018, 08:23

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e parë të javës me një ftesë për të gjithë shqiptarët.

“Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë për të qenë të gjithë bashkë pjesë e fushatës kombëtare të mbjelljes së pemëve, që ka nisur prej muajsh tanimë në mbarë vendin, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook, ku publikon një video.

Në pamjet që gjeni më poshtë ftohen gjithë qytetarët që ti bashkohen aksionit më 23 dhe 24 shkurt, të cilat i cilëson si ditët kombëtare të pemëve.

“Shansi më i mirë për të mbjellë një pemë ishte 20 vjet më parë, shansi i dytë është tani”, thuhet në mbyllje të videos. /a.y/noa.al