Transmetuar më 19-02-2018, 11:10

Prezantuesja e njohur Fiori Dardha është e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, ku gjithë sa mendon nuk ngurron ta thotë.

E ftuar në “Thumb” Fiori i’u përgjigj pyetjes se cilin nga kolegët e emisioneve investiguese vlerëson më shumë.

Ajo kujtoi se iu erdhi një ide, që për mbrëmjen e vitit të ri të mblidheshim të gjashtë kolegët e emisioneve investigative në ‘Boom’ por nuk u realizua.

“Për arsye të ndryshme nuk ndodhi ti kishim në studio. Ne nuk e kemi patur të ndaluar të shkojmë në televizione të tjera. Unë mendoj që Gent Zenelaj është personazhi më karizmatik që shfaqet në ekranet shqiptare”, u shpreh Fiori.

Më tej tha se në të ardhmen me shumë kënaqësi do bashkëpunonte me Gent Zenelaj. /a.y/noa.al