Transmetuar më 19-02-2018, 12:21

Këngëtarja me origjinë shqiptare por me famë botërore Rita Ora ishte ditën e djeshme e pranishme në Kosovë ku dha një koncert me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

Ardhja e saj në vendlindje bëri krenar dhe gëzoi pa masë shumë shqiptarë dhe fansa të saj. Duket se nga kjo është prekur edhe ish- kryeministri Sali Berisha i cili nuk ka rezistuar pa i bërë një dedikim Ritës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebok, Berisha e ka quajtur atë mbretëreshën e festës, ndërsa shkrimin e ka shoqëruar edhe foton e saj nga koncerti.

Pëlqimi i Sali Berishës për një nga këngëtaret me famë botërore, siç është Rita Ora nuk është i panjohur.

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora u prit me padurim në koncertin ëe mbajtur në sheshin "Nënë tereza", ndërsa Berisha në atë kohë kryeministër u kujdes ta shoqëronte vëtë Ritën deri në skenë./b.l/noa.al/