Transmetuar më 19-02-2018, 13:37

Katër gra janë vrarë si dhe 5 persona të tjerë janë plagosur në një sulm me të shtëna në një kishë në Republikën e paqëndrueshme të Dagestanit në Rusi.

Një burrë pas mbarimit të ceremonisë filloi të sulmojë me armë dhe me thikë njerëzit, siç raportojnë mediet vendase.

CCTV ka publikuar pamjet e frikshme të momentit kur burri me mjekër dhe i veshur me jelek të zi dhe pantallona kamuflazhi u pa duke kaluar në rrugë përpara se të hapte zjarr.

Autori i cili qëlloi me armë teksa besimtarët po largoheshin nga kisha, u qëllua për vdekje nga policia në vendngjarje. Ai u identifikua më pas si Khalil Khalilov, 22 vjeç, banor i Degestanit.

Militantët e Shtetti Islamik ISIS kanë pranuar përgjegjësinë lidhur me këtë sulm duke u shprehur se ka qenë një nga ushtarët e tyre. /b.l/noa.al/