Transmetuar më 19-02-2018, 15:42

Vijon dominimi i vranësirave me reshje të përkohshme në të gjithë vendin ku dëbora pritet në zonat e thella malore.

Edhe pasditja mbetet me vranësira dhe reshje të pakta në territor por deri mesatare në Veri dhe Qendër të vendit. Vranësira dhe reshje të herë pas hershme vijojnë ndikimin e tyre në të gjithë vendin në mbrëmje dhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera termike thuajse konstante në të dy ekstremumet termike ditore vlerat e të cilave luhaten nga  – 1 në 15°C.

Era do të fryjë mesatare dhe rrallë-herë e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë.

Europa

Pellgu Mesdhetar dhe Europa Juglindore mbeten me vranësira dhe reshje shiu dhe dëbore. Po ashtu, zona e Alpeve Europiane dhe pjesërisht Europa Jugperëndimore paraqiten me vranësira dhe reshje të shpeshta shiu e dëbore.

Ndërsa pjesa më e madhe e Europës Qendrore, Veriu dhe Verilindja e saj mbeten kryesisht me mot të kthjellët./b.l/noa.al/