Transmetuar më 19-02-2018, 20:00

Teksa u duk se do të përfundonte me fitoren e Partizanit, kampionët e Shqipërisë nuk u dorëzuan dhe arritët të përmbysnin disavantazhin minimal.

Kuksi mori një fitore me mjaft vlera në fushën e Partizanit ku nuk munguan golat, por edhe grinta e lojtarëve.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kryeqytetasit, të cilët zhbllokuan takimin me anë të Gojkoviç.

Me avantazhin e të kuqve u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta gjeti një Kukës në superformë, i cili arriti që ta kthejë takimin në favorin e vet.

Dalja me të kuqe e Culum e vështirësoi situatën te Partizani, fakt ky që u shfrytëzua nga Kukësi.

Fillimisht Guri në të 66-ën barazoi shifrat, dhe më pas katër minua më vonë Hoxha kaloi të tijtë në avantazh.

Por nuk u mjaftua me kaq. Veriorët rezervuan edhe një gol në fund të takimit me anë të Gurit, që hipotekoi dygolëshin në këtë takim. /k.k/noa.al/