Transmetuar më 19-02-2018, 20:18

Nga Astrit Patozi

Kosova dhe Shqipëria nuk paskan nevojë për një hajdut më shumë, ndaj edhe idea e Edi Ramës për një president të përbashkët nuk paska vlerë.

Kështu paska thënë sot me plot gojën Lulzim Basha.

Pyetja është se kush janë hajdutët e momentit dhe këtu nuk ka shumë vend për dilema. Pasi të dy shtetet shqiptare kanë vetëm nga një president, aktualisht.

Por më e rëndë se kjo qenka mllefi i Lulzimit për "klasën politike" shqiptare të këtej dhe andej kufirit.

A thua se ka zbritur në Shqipëri sot dhe nuk ka qenë asnjë ditë ministër, kryetar bashkie apo udhëheqës i opozitës.

Edhe mua ma shpif kjo gjoja shpikja e Edi Ramës për president të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, por kurrësesi për arsyen idjote të Lulzim Bashës.

I cili fiton më shumë kur nuk flet apo shkon me pushime jashtë shtetit çdo fundjavë, sesa kur shprehet apo kur bën sikur e ka seriozisht alsionin politik.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al