Transmetuar më 19-02-2018, 20:22

Ndërsa pasioni për burrin e saj të ri Lee filloi të rritej, Callie-Anne Skevington papritmas u gjend në panik.

Megjithëse donte shumë të bënte dashuri, e kishte të pamundur pasi diagnoza e zbuluar kohët e fundit, që ishte ajo e astmës së rëndë, do të thotë se seksi do t’i shkaktonte simptoma të tmerrshme dhe potencialisht një sulm vdekjeprurës.

Callie, deri më moshën 27 vjeçare ka jetuar një jetë relativisht normale, deri në këtë pikë.

Edhe pse kishte astmë, një gjendje frymëmarrjeje që prek rreth 5.4 milionë njerëz në Britani të Madhe dhe vret tre vetë çdo ditë, ajo ishte në gjendje ta mbante nën kontroll me medikamente.

Por deri në vitin 2013, simptomat e saj po bëheshin më keq dhe më vështirë për t’u trajtuar. "Do të isha hospitalizuar dy herë në 10 vjet, tani ndodhi 12 herë në 10 muaj", thotë ajo.

"M’u desh të hiqja dorë nga vallëzimi dhe nuk mund të punoja për dy muaj para dasmës sonë në tetor 2013. Lee humbi punën dhe na u desh të anulonim muajin e mjaltit. Ishte aq stresuese", vijon rrëfimi i saj.

Menjëherë më vonë Callie u diagnostikua me astmë të rëndë, dhe do të thotë se simptomat nuk mund të kontrollohen me medikamente të zakonshme.

"Duhej të ishte periudha e muajit të mjaltit, ku nuk mund t’i mbanim duart larg njëri-tjetrit", thotë Callie. "Por unë isha e mbyllur në shtëpi, e izoluar dhe e mbështetur tek Lee për t’u kujdesur për shtëpinë dhe fëmijët tanë.

Sulmi i astmës gjatë seksit ishte shqetësues për të dy ne, sidomos kur isha në spital ditën tjetër. U përpoqëm përsëri disa javë më vonë, por e njëjta gjë ndodhi dhe unë hoqa dorë nga inicimi i çdo intimiteti”.

Por me kalimin e kohës, çifti e zgjidhi këtë problem, dhe gruaja thotë se bëjnë dashuri me ngadalë. /k.k/noa.al/