Transmetuar më 20-02-2018, 07:39

Ai njihet nga të gjithë si “djali i prapë”, por me sa duket një vajzë e cila ka rrëmbyer zemrën e tij ka arritur që t’ia mbledhë, aq sa të vërë unazë në gisht.

Reperi i njohur Stresi, i ka dhënë fund beqarisë, duke u fejuar me të dashurën e tij.

Këngëtari ka publikuar në Instagram një fotografi teksa shkëmben unazat me partneren e tij.

Jo vetëm kaq, por ai ka bërë një dedikim emocionues për këtë moment ku shkruan, “Ndjenjë shumë e veçantë s’mund ta përshkruaj, s’kam fjalë”.

Prej disa kohësh Stresi është në një lidhje me Keisin, me të cilën siç ka deklaruar edhe në intervista të mëparshme, kanë në plan dhe të martohen. /a.y/noa.al