Transmetuar më 20-02-2018, 07:53

Ai njihet për profesionalizëm, për natyrën korrekte dhe ruajtjen e një profili serioz.

Por gazetari Drini Zeqo e ka parë veten pisk, kur në momentin që ka dhënë lajmet ditën e djeshme, e ka zënë lemza.

Kjo situatë ka vijuar për disa minuta, ku nga kronika në kronikë, ai është ndjerë në siklet.

Por pavarësisht kësaj ai vazhdoi dhënien e lajmeve deri në fund, moment kur përfundoi edicioni informativ.

Pavarësisht sikletit të dukshëm, ai nuk bëri asnjë moment, duke e anashkaluar këtë situatë… që fundja mund ti ndodhte kujtdo. /a.y/noa.al