Transmetuar më 20-02-2018, 08:55

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.

Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me trafikndarësen.

Nga përplasja e fuqishme, është shkatërruar thuajse gjithë pjesa e përparme e makinës.

Mësohet se si pasojë e aksidentit, ka pësuar lëndime drejtuesi i mjetit, por pa rrezik për jetën.

Aktualisht policia vijon hetimet për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al