Transmetuar më 20-02-2018, 09:41

Ngroheni furrën në 180 gradë. Duke përdorur një thikë prisni patatet në feta 3 mm të trasha. Në një tepsi vendosni letër për pjekje dhe hidhni djathë parmixhan të grirë si në video, deri sa të mbulohet në mënyrë homogjene e gjithë letra.

Vendosni patatet mbi djathë dhe më tej spërkatini sërish me djathë, në mënyrë të barabartë. Hidhni dhe disa breza kripë.

Siç e keni tepsinë futeni në furrë për 30 minuta. Në një tigan shtoni dy lugë vaj ulliri në nxehtësi mesatare, dhe pasi vaji të nxehet shtoni qepë dhe përziejini deri sa të karamelizohen, për rreth 15 minuta.

Më tej hidhni sipër mishin e grirë, shtoni domate të prera në kubikë, 3 lugë majdanoz të grirë, një lugë kripë dhe piper. Përziejini deri sa e gjithë masa të jetë gatuar mirë.

Në një tigan tjetër hidhni dy lugë vaj ulliri, ndërsa më tej shtoni spinaqin dhe pak djathë rikota, deri sa të zbuten.

Më tej mbi patate përhapni në mënyrë të njëtrajtshme përzierjen e spinaqi, sipër hidhni mishin e grirë me salcë dhe në vijim shtoni djathë sipër.

Pasi të keni përfunduar të gjithë procesin, kapni në njërën anë letrën e kuzhinës dhe filloni të mblidhni të gjithë masën në formë roleje. Pasi të jetë mbështjellë tërësisht, vendoseni rolenë mbi një letër kuzhine dhe vijeni të puiqet për 15 minuta me 180 gradë. Pasi të jetë pjekur shtoni dhe pak majdanoz sipër dhe shërbejeni menjëherë.

Ju bëftë mirë! /a.y/noa.al