Transmetuar më 20-02-2018, 09:59

Kryeministri Edi Rama këtë të diel tërhoqi vëmendjen e mediave jo vetëm shqiptare, për shkak të një deklarate të bërë me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, gjatë një seance solemne parlamentare në Prishtinë.

Kjo pasi Rama tha se Shqipëria e Kosova mund të kenë një president të përbashkët pas 10 vitesh.

Por mediat greke nuk e kanë lënë në hije këtë deklaratë, duke e komentuar me qesëndi.

“Fantazma e Shqipërisë së Madhe zgjohet përsëri, për t’u bërë realitet”,“Edi Rama ëndërron si Erdogan, kufijtë e zemrës të bëhen një ditë realitet”, janë disa prej shprehjeve të përdorura nga gazetari Dhimos Verikios në “Alpha Tv”.

Sipas gazetarit Nikolas Vafiadhis të “ANT1 TV”, deklarata bombë e Ramës mori përgjigje të menjëhershme nga zëdhënësja e Komisionit të BE-së për Politiken e Jashtme, për rrezikshmërinë e lartë të ndryshimit të kufijve.  /a.y/noa.al

Rama flet për President të unitetit kombëtar

"Një president Shqipëri-Kosovë", KE kundër planit që shpalli Edi Rama