Transmetuar më 20-02-2018, 11:46

Këngëtarja Rezarta Shkurta ka marrëdhënie shumë të mira me familjen e bashkëshortit të saj Ermal Hoxha, ndonëse ai ndodhet në burg.

Ditën e sotme, ajo ka publikuar një fotografi të gjyshes së bashkëshortit, Nexhmije Hoxha, teksa mban në dorë, vajzën e saj, Hera.

“Ne e kemi shumë xhan nëna Mian, edhe pse ja marrim të gjitha stilolapsat ku ajo çdo ditë shkruan, dhe hedh kujtimet e saj me gjyshin e madh. Hera Hoxha, familje”, shkruan Rezi.

Fotografia është realizuar rreth tre vite më parë, pasi Hera duket fare e vogël.

Rezarta është e martuar me nipin e diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxhën, i cili u arrestua në muajin janar të vitit 2015 gjatë operacionit “Xibraka”, i akuzuar për kokainë. /a.y/noa.al