Transmetuar më 20-02-2018, 12:00

Këngëtari shqiptar Ermal Meta është vënë në qendër të mediave, pas fitores historike në Sanremo, ku triumfoi në duetin me këngëtarin italian Fabrizio Moro.

Por rreth orientimit të tij seksual janë hedhur dyshime të shumta, madje në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë vizatime të tij dhe Fabrizios në momente intime.

Ndërsa në fillim tha me shaka se ai dhe Fabrizo duhen, por jo aq shumë, ka vendosur që të sqarojë njëherë e mirë gjithçka.

“Kam ironizuar disa foto qesharake pa u ndjerë i ofenduar. Homoseksualiteti nuk është diçka për t’u mbrojtur. Por mua më pëlqejnë femrat, ashtu siç i pëlqejnë edhe Fabrizios. Nëse do të ndryshonte diçka ju premtoj se do ju them vetë! Rroftë dashuria”, shkruan Ermali.

Më herët ai ka bërë publike lidhjen që ka me një spikere radiofonike italiane, ndërkohë Fabrizio bashkëjeton dhe ka dy fëmijë. /a.y/noa.al