Transmetuar më 20-02-2018, 13:40

Do të jetë grataçela më e lartë në botë, e ndërtuar në pjesën më të madhe të saj prej druri dhe do të pozicionohet në Tokio.

Disa arkitektë japonezë, kanë zbuluar projektin e tyre të jashtëzakonshëm, lidhur me një kullë prej 350 metrash.

Në të do të ndodhen dyqane, banesa, zyra dhe një hotel dhe do të ndërtohet në mes të qendrës së kryeqytetit japonez.

Parashikohet që ndërtimi i kësaj grataçele të përfundojë në vitin 2041.

Një projekt me vlerë prej 4.73 miliardë eurosh, i cili synon ta kthejë Tokion në qytetin më “ambiental” në botë, duke e transformuar gjithë qytetin në një pyll të madh. /a.y/noa.al