Transmetuar më 20-02-2018, 15:58

Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona, të cilët akuzohen se kanë abuzuar me pronat.

Ndërkohë, pjesë e këtij rrjeti ka qenë edhe kryetari i bashkisë së Rrogozhinë, Beqir Nuredini të cilit i është bllokuar pasaporta, dhe i është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes.

Mësohet se dy prej të ndaluarve janë ish-drejtorë të Hipotekës, mbi të cilët rëndon akuza e abuzimit me pronat.

Nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga Policia e Tiranës, dhe pritet deklaratë për mediat për më shumë informacion. /k.k/noa.al/