Transmetuar më 20-02-2018, 17:37

Para 2200 vitesh romakët kishin një tunel të njohur si “porta e vdekjes”, ku kafshët ngordhnin sapo hynin.

Specialistët, për shekuj mbështesnin idenë se çonte në botën e nëndheshme, term që i referohet në përgjithësi vendeve ku shkojnë dhe qetësohen shpirtrat e vdekur, por mungonte zgjidhja e misterit të tunelit vdekjeprurës.Do të kalonin më shumë se dy mijë vjet, derisa një grup shkencëtarësh ta gjenin. Para 7 vitesh arkeologët e universitetit të Salentos zbuluan se kjo portë është një guvë, e ndodhur në qytetin turk të Hierápolisit në Frigian antike.

Tuneli vdekjeprurës përdorej për të sakrifikuar kafshët. Publiku mund të asistonte në arenë dhe të observonte tymin që dilte nga porta enigmatike.“Kjo hapësirë është e mbushur plot më një tym sa mezi dallohet dyshemeja. Çdo kafshë që hynte gjente vdekjen e menjëhershme,” – shkruante historiani grek Strabo.

Edhe pas mijëra vitesh guva mbetet vdekjeprurëse. Ekipi i arkeologëve njoftoi se zogjtë që fluturonin shumë afër mbyteshin dhe binin të vdekur dhe kjo i çoi ekspertët të studionin dukurinë.

Pas shumë studimeve misteri u zgjidh. Faktori kryesor është aktiviteti sizmik i nëntokës, arkeologët zbuluan një të çarë që emeton sasi të mëdha të dioksidit të karbonit vullkanik. Univeriteti i Duisburg-Essen në Gjermani mati nivelet e dioksidit të karbonit, rezultati ishte se gazi formonte një lloj “liqeni” që ngrihej 40 cm sipër dyshemesë me rërë. Specialistët përcaktuan se gazi është më helmues në mëngjes për shkak të akumulimit gjatë natës.

Ata vlerësuan se brenda guvës nivelet e dioksidit të karbonit lëvizin mes 86%-91% gjatë gjithë ditës, vend ku as dielli dhe as era nuk mund të hyjnë.

Në planin historik ka patur një çështje misterioze të lidhur me fuqinë e zotave. Priftërinjtë bënin kujdes që hunda e tyre dhe goja të mos prekeshin duke qëndruar mbi nivelet, demi qëndronte brenda liqenit me gaz, plotësisht i ekspozuar ndaj kësaj substance toksike.

Ishte çështje minutash, binte i ngordhur, ndërkohë që priftërinjtë mbeteshin të fortë duke u dhënë një ndjesi pushteti perëndish. Specialistët pohojnë se priftërinjtë i njihnin cilësitë vdekjeprurëse të “portës së ferrit”. /bota.al/