Transmetuar më 20-02-2018, 20:23

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ironizon me kryeministrin Edi Rama duke thënë se “kryerilindasi ç’nuk do jepte që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sot të ishte i LSI-së”.

Sipas tij nëse do ishte kështu “Rama do i bënte një gjyq publik fantastik, jo te Krimet e Rënda, por te gjykata e Hagës do e çonte”.

Sipas tij opozita po ja fut kot kot me këtë Komisionin Hetimor për Sajmirin!

Manjani shkruan se Tahiri dha drejtësisë popullore, me qëllim që të nxjerrë “pa lagur” drejtuesin e biznesit kriminal të kanabizmit, Kryeministrin!

Postimi i Ylli Manjanit në Facebook:

Ç’nuk do jepte KryeRilindasi që Sajmir Tahiri sot të ishte i LSI…

Do ti bënte një gjyq publik fantastik! Jo te Krimet e Rënda, por te gjykata e Hagës do e çonte!

Jo se nuk ja ka bërë edhe në këto kushte, por po të ishte me LSI, do ti ngjiste shumë!

Ndërkohë opozita ja fut krejt kot me këtë Komisionin Hetimor për Sajmirin! Sajmiri është sot Kadri Hazbiu i monopartisë-shtet!

Ai u ju dha drejtësisë popullore, me qëllim që të nxjerrë “pa lagur” drejtuesin e bisnesit kriminal të kanabizmit, KRYEMINISTRIN!

Kështu Rama i lan duart përfundimisht nga krimi që bëri me kanabisin!

Edhe opozita pranon se “fajin” e paska patur Sajmiri…

Shumë gabim!/a.k/noa.al/