Transmetuar më 21-02-2018, 07:28

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së të martës, në qendër të qytetit të Korçës.

Pak para mesnatës së lënë pas, katër makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Mësohet se nga përplasja nuk ka të plagosur, por dëmtime të lehta të drejtuesve të mjeteve.

Sakaq siç mund të shihni në fotografi, automjetet kanë pësuar dëmtime të shumta.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe të mjeteve. /a.y/noa.al