Transmetuar më 21-02-2018, 07:40

Ajo është një prej spikereve që prej vitesh është e pranishme në ekranet tona në dhënien e lajmeve.

Senada Jaho ka qenë e ftuar këtë të martë në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ku dhe është zbuluar lidhja e ngushtë me politikanen Mesila Doda.

Më konkretisht Mesila është tezja e Senadës, e cila ka mbetur jetime nga nëna në moshë fare të vogël.

Senada u shpreh se Mesila për të është si motër e madhe dhe se nuk e konsideron si teze.

“Unë kam humbur mamanë që në moshën 2-vjeçare. Lidhja ime me Mesilën është bërë akoma më e fortë pasi unë jam kthyer nga Italia, ku kam qëndruar për 20 vite.

Eksperienca ime në këtë shtet ka nisur që kur kam qenë e vogël dhe jam ngushtësisht e

lidhur me të. Pavarësisht se kam karrierën time këtu në Shqipëri, ende e mendoj kthimin

në Itali”, u shpreh Senada.

Por ajo shtoi më tej se nëse do të iki, Mesilën do e marrë me vete.

Senada dhe Mesila janë të pandara në jetën e përditshme dhe të dyja bashkë kanë pasion gatimin, të cilin e konsiderojnë si një mënyrë shumë të mirë për tu relaksuar.

Ish-deputetja gjatë intervistës së saj ka zbuluar edhe një sekret të bashkëshortit të saj, moderatorit të njohur, Enkel Demi: “Senada dhe familja ime fundjavat i kalojmë gjithmonë bashkë. Na pëlqen ushqimi dhe në të shumtën e rasteve gatuan Keli, i cili realisht e ka pasion. Nga ushqimet që ai di të gatuajë më mirë është mishi. Ne nuk dalim shpesh për drekë, pasi na pëlqen të gatuajmë vetë”.

Pavarësisht se ndodh shumë rrallë, Senada rrëfen se ka pasur edhe raste kur e ka kritikuar tezen e saj në daljet publike: “Më ka ndodhur edhe ta kritikoj Mesilën, pasi e kam parë më shumë të revoltuar se sa duhet. Duke e ditur që Mesila ka edhe këtë anën tjetër të mirë, kam menduar se nuk duhet të ishte shfaqur ashtu në publik. Ne rrallë herë grindemi, por kjo ndodh për gjëra shumë të vogla”.

Por Mesila ka zbuluar edhe një tjetër detaj nga fëmijëra e saj: “Unë kam nisur shkollën që në moshën tre vjeç e gjysëm. Pas rezultateve të mira dhe një kontrolli nga ana e Ministrisë së Arsimit, më lejuan të vijoj shkollën”.

Mesila dhe Senada rrëfyen se ato të dyja ngjajnë vetëm fizikisht, pasi nga ana e karakterit janë shumë ndryshe nga njëra-tjetra. /a.y/noa.al