Transmetuar më 21-02-2018, 07:59

Një grabitje me armë është shënuar në një vilë dy katëshe, ku dy persona kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, e martë, në fshatin Shirq, të njësisë administrative Dajç në Shkodër.

Autorët e dyshuar kanë hyrë brenda në banesë dhe kanë marrë një çifte, një celular dhe një makinë tip ML me targa AA 267 NG.

Banesa e grabitur është në pronësi të Mark Alijas, e cila është e pajisur me sistem alarmi dhe kamera sigurie, por që në momentin e ngjarjes, alarmi nuk ka rënë.

Familjarët kanë dyshime se autorët i njihnin dhe dinin si të vepronin, për shkak edhe se alarmi nuk është aktivizuar. Sakaq nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që janë shoqëruar dy persona të dyshuar. /a.y/noa.al