Transmetuar më 21-02-2018, 08:31

Pak javë më parë u zbulua historia e re e dashurisë, e aktores Ema Andrea, por tashmë çifti nuk ruhet më.

Ema po shijon një lidhje të bukur dashurie me fotografin Eldon Luarasi, ku duket se gjithçka mes tyre po ecën mirë.

E ftuar para disa ditësh në ‘Wake Up’, Ema tha se në këtë periudhë e ka zemrën më të mbushur, por nuk ka dashur të japë më shumë komente.

Së fundi, aktorja është fotografuar nga paparaci i revistës “Story”, duke shkëmbyer puthje me fotografin Luarasi.

Sakaq edhe pak ditë më parë Eldoni publikoi në Instagram, fotografinë e parë si çift, ku i bënte dhe një dedikim të veçantë aktores, “Ti më bën të buzëqesh”. /a.y/noa.al