Transmetuar më 21-02-2018, 09:00

Një operacion policor i koduar “Start 2018” ka vënë në pranga një person të dyshuar për falsifikim parash, i cili u kap me një shumë të madhe dollarësh të falsifikuar.

Gjatë pasdites së djeshme, e martë, policia e Elbasanit vuri në pranga 44-vjeçarin Taulant Dubali, nga Elbasani.

Arrestimi i tij u bë pasi i’u gjetën dhe sekuestruan 20 mijë 700 dollarë, prerje njëqindëshe të dyshuara si të falsifikuara.

Operacioni dhe hetimet janë ende në vijim për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Ndaj të dyshuarit, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese