Transmetuar më 21-02-2018, 09:13

Një prej linjave më të njohura të produkteve të fast food po përballet me momente krize.

Bëhet fjalë për rrjetin “KFC”, ku për shkak të disa problemeve me dorëzimet nga ana e furnitorit të ri, prej disa ditësh nuk ka pula për t’u skuqur.

Duke parë mungesën e lëndës së parë të kësaj linje fast foodi, plotë 629 pika të “KFC” në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë, u detyruan të mbyllen, duke vendosur edhe tabela në dyer.

Por disa klientë, duket se e kanë pritur më keq se të tjerët këtë mbyllje, ku kanë qenë me qindra telefonata në polici, për të referuar problemin, shkruan noa.al.

Kjo bëri që policia angleze të publikojë një sqarim në profilin zyrtar në Twitter, “Ju lutemi mos na kontaktoni për krizën e ‘KFC’. Nuk është çështje e policisë nëse restoranti juaj i preferuar nuk ofron menunë që ju dëshironi”. /a.y/noa.al