Transmetuar më 21-02-2018, 09:44

Nuk u ka zgjatur shumë arratia dy personave që terrorizuan një familje në Shkodër, gjatë grabitjes së kryer mbrëmjen e djeshme.

Policia ka arrestuar si autorë të dyshuar Kristjan Marashin dhe Julian Vatnikaj.

Arrestimi i tyre mësohet se është bërë në Tiranë, ku dhe ishin larguar bashkë me mjetin e vjedhur, për të fshehur gjurmët.

Kujtojmë se grabitja ndodhi në një vilë dy katëshe, në fshatin Shirq, të njësisë administrative Dajç në Shkodër.

Autorët e dyshuar kanë hyrë brenda në banesë dhe kanë marrë një çifte, një celular dhe një makinë tip ML me targa AA 267 NG.

Banesa e grabitur është në pronësi të Mark Alijas, e cila është e pajisur me sistem alarmi dhe kamera sigurie, por që në momentin e ngjarjes, alarmi nuk ka rënë.

Familjarët kanë dyshime se autorët i njihnin dhe dinin si të vepronin, për shkak edhe se alarmi nuk është aktivizuar. Sakaq nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Grabitet me armë vila në Shkodër, çfarë morën hajdutët