Transmetuar më 21-02-2018, 09:55

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi kanë mbetur të plagosur dy persona.

Rreth orës 08.30 të mëngjesit të sotëm, në zonën e Ishmit në Durrës, ka shpërthyer një bombol gazi.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy vëllezërit Sokol Proja 49 vjeç dhe Bardhok Proja 44 vjeç.

Mësohet se dy të dëmtuarit kanë marrë plagë të shumta në trup, çka ka bërë që të dërgohen në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Mësohet se dy vëllezërit kanë qenë duke montuar një bombol gazi në serën e tyre.

Nga ana e policisë hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al

Foto ilustruese