Transmetuar më 21-02-2018, 10:20

Tragjedia vazhdon për familjen Preka që pësoi aksident në aksin Velipojë-Shkodër. Ditën e sotme është ndarë nga jeta edhe vajza 10-vjeçare e familjes Preka, Noem Preka.

Ajo ka ndërruar jetë para disa minutash bëjnë të ditur burime zyrtare pranë spitalit të Shkodrës. Ndarjen nga jeta e konfirmon edhe dom Marjan Gega, famullitari i Velipojës përmes një statusi në Facebook.

“Me sa duket Zoti të deshti ma shumë se sa ne. Ma shumë se të qëndroje me ne, ndoshta të gjithë jetën e pikëllume, ai i Lumi preferoi me të bashku me babën, motrën e vllaçkon tand! Pushofsh në Paqe Noemi!”, shkruan ai.

Ajo ishte në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore pas aksidentit ku humbën jetën babai, vëllai dhe motra e saj. Vdekja e 10 vjeçares në Urgjencën e Shkodrës çon në katër numrin e viktimave nga familja Preka.

E vetmja e mbijetuar nga kjo familje si pasojë e aksidentit tragjik është gruaja e Edmond Prekës, Etleva. 37 vjeçarja është në gjendje të rënduar por jashtë rrezikut për jetën sikurse edhe Ndrekë Gjergji e Sokol Mullaj që udhëtonin në mjetin që u përplasën./b.l/noa.al/

Aksidenti me 3 të vdekur në Shkodër, përmendet nëna: Ku i kam fëmijët

Aksidenti në Velipojë, flasin dëshmitarët: Nëna kërkonte djalin, pamë tmerr me sy

Aksidenti me 3 të vdekur në Shkodër, Urgjenca: U nxituam, vajza 10 vjeçe ende në jetë

Përplasje fatale mes 2 automjeteve në Shkodër, vdesin babai dhe 2 fëmijët