Transmetuar më 21-02-2018, 10:44

Do të habiteshit pasi të mësonit për përfitimet fantastike që ju sjell qepa.Vetitë e tyre antimikrobiale dhe antiseptike shërbejnë për të luftuar sëmundjet si infeksionet e veshit dhe plagët e vogla. 

Infeksionet e veshit: Për kurim e  infeksioneve në vesh, duhet të prisni qepët imët dhe t’i vendosni në një napë të palosur më dysh. Napën vendoseni sipër veshit duke e fiksuar me një fashë apo leckë. Fashën duhet ta mbani deri në 12 orë, dhe mund të zëvendësoni me qepë të freskëta sipas nevojës. 

Temperatura e lartë: Temperatura e lartë mund të luftohet duke vendosur feta qepë në tabanin e këmbëve. Vishni sipër çorape të ngrohta dhe mbanjini gjatë natës për të ndihmuar në largimin e lëndëve helmuese nga trupi. 

Eviton të vjellat: Merrni një qepë të madhe, priteni imët dhe shtrydhni lëngun nëpërmjet një nape. Vendoseni në napë qepën e copëtuar dhe shtypeni në mënyrë që të dalë lëngu prej saj. Pastaj, përgatisni një filxhan çaj mente dhe lëreni të ftohet. I hidhni 2 lugë çaji lëng qepe dhe prisni 5 minuta. Pini çajin dhe do të vini re që simptomat tuaja do të largohen brenda 15-20 minuta.

Ndër të tjera, hulumtimet kanë treguar se qepa ndihmon edhe në përforcimin e eshtrave-skeletit, që më së shumti kanë nevojë gratë në menopauzë. Pos kësaj, ekzistojnë dëshmi që gratë që e kanë kaluar menopauzën me konsumimin e përditshëm të qepës e kanë ulur rrezikun e frakturave (thyerjeve) të eshtrave dhe të ashtit iliak (kukut). Është me rëndësi të thuhet se rezultatet bazohen në përdorimin-konsumimin e përditshëm.

Qepa është edhe antioksidans që parandalon oksidimin e acideve yndyrore në trup. Ka dëshmi se qepa zvogëlon-ulë rrezikun nga disa lloje të kancerit, qoftë edhe kur konsumohet në sasi më të vogla.

Në fund, qepa përmirëson edhe ekuilibrin e sheqerit në gjak dhe parandalon infeksionet bakteriologjike./b.l/noa.al/