Transmetuar më 21-02-2018, 10:59

U qëllua me thikë në zemër, por është ende gjallë në sajë të celularit të saj.

Është kjo ajo që ka ndodhur në Taranto të Italisë këtë të hënë, ku një police ndërhyri pranë një stacioni hekurudhor, pasi një burrë po kërcënonte disa kalimtarë.

Policja u qëllua me thikë në zemër nga personi që po terrorizonte kalimtarët.

Por fatmirësisht goditja nuk pati pasoja, për shkak se thika goditi në celularin që policja kishte në xhep, duke penguar depërtimin në trup.

I dyshuari i identifikuar si I.I., 50 vjeç, është një endacak bullgar, i cili u arrestua nën akuzën e tentativës së vrasjes. /a.y/noa.al