Transmetuar më 21-02-2018, 11:14

I zoti i vilës së grabitur në orët e vona të mbrëmjes së të martës, ka dhënë detaje mbi gjithë sa ka ndodhur në shtëpinë e tij në Shirq të Dajçit, në Shkodër.

Mark Alija ka thënë për mediat se ishte në gjumë bashkë me të shoqen, kur dy persona i kanë hipur sipër dhe kanë tentuar ta mbytin.

“Kam kap njërin prej qafe dhe kam rënë bashkë me të. Nuk e di se çfarë i kanë bërë borxh gruas, nuk i kemi gjë borxh njeriu. Kanë qenë dy persona me maska dhe të armatosur. Kanë hequr alarmin, njëri prej tyre i ka hequr fishën. Kanë kontrolluar shtëpinë dhe kanë marrë dy çifte, që i kam pasur të mbushura. Morën automjetin, dy çifte dhe orën e dorës”, ka thënë ai.

Më tej tregon se grabitësit pasi kanë thyer derën kryesore, kanë fikur sistemin e alarmit.

Ndër të tjera Alija zbulon se njërin nga autorët e njeh, duke thënë se ka punuar në shtëpinë e tij me të atin, disa kohë më parë.

Ai thotë se grabitësi e dinte se ku ishte kasaforta, pasi ka punuar vetë babanë e tij, madje përmend dhe emrin e Kristjan Marashit, aktualisht i arrestuar nga policia.

“Ka ardhur babai i Kristjanit pasi policia i ka kontrolluar shtëpinë dhe më tha se i vinte turp, duke e mohuar si djalë. Erdhi sot në mëngjes. Për mua tha është i vdekur. Më kërkoi falje. Atë e kam falë, djalin jo. Policia ka ardhur shpejt, e njoftoi komshia”, është shprehur i moshuari.

Ai ka shtuar se ka që shtënë një herë me çifte në ajër, pasi kishte një çifte të djalit të fshehur.

Sakaq pPolicia ka arrestuar si autorë të dyshuar Kristjan Marashin dhe Julian Vatnikaj.

Arrestimi i tyre mësohet se është bërë në Tiranë, ku dhe ishin larguar bashkë me mjetin e vjedhur, për të fshehur gjurmët.

Autorët e dyshuar kanë hyrë brenda në banesë dhe kanë marrë dy çifte, një celular dhe një makinë tip ML me targa AA 267 NG.

Banesa e grabitur është në pronësi të Mark Alijas, e cila është e pajisur me sistem alarmi dhe kamera sigurie, por që në momentin e ngjarjes, alarmi nuk ka rënë. /a.y/noa.al

Grabitja e vilës në Shkodër, dalin emrat e dy personave që terrorizuan familjen

Grabitet me armë vila në Shkodër, çfarë morën hajdutët