Transmetuar më 21-02-2018, 11:44

Partia Demokratike dënon me forcë atë që e quan akt kriminal të zjarrvënies së qëllimshme të automjetit personal të këshilltarit të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, Xhafer Meçe.

“Ne i bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhin pa vonesë ngjarjen dhe të arrestojnë e vendosin para ligjit autorët dhe porositësit e këtij akti të shëmtuar kriminal”, thuhet në deklaratë.

Në vijim Partia Demokratike shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për këshilltarin  në Bashkinë e Tepelenës, Xhafer Meçe dhe familjarët e tij.

Automjeti i avokatit, është djegur teksa ka qenë i parkuar. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ku mendohet se makina është spërkatur me lëndë djegëse dhe i është vënë zjarri.

Meçe ka qenë kryetar i Partisë Demokratike Tepelenë, ndërsa aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak. /a.y/noa.al

Tepelenë, digjet gjatë natës makina e anëtarit të Këshillit Bashkiak të PD