Transmetuar më 21-02-2018, 11:53

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe.

Ai bën me dije se ndodhet në Londër, në vendin e një prej policive më të mira në botë.

Në një postim të bërë në Twitter ai flet për një ditë intensive në Metropolitan Police në Newë Scotland Yard dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit.

“Modeli për ne- përvoja e shkëlqyer britanike në procesin e vetting-ut të policisë. Premtim për mbështetje konkrete për operacionin Forca e Ligjit. Bashkëpunim për operacione dypalëshe”, shkruan Xhafaj. /a.y/noa.al