Transmetuar më 21-02-2018, 12:03

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme vaj kanabisi dhe pluhur çokollate kanabis.

Lënda narkotike është gjetur në banesën dhe kantinën ngjitur me të, të shtetasit Shahin Zanaj, lindur në Vezhdanisht dhe banues në lagjen “24 Maji” Vlorë.

Zbulimi i lëndës narkotike u bë paraditen e sotme, pasi organi i akuzës mori vendim nga gjykata për të ushtruar kontroll.

Në vijim u ushtrua kontroll edhe në aktivitetin privat bar restorant në Rradhimë, po nuk u gjet asgjë e kundraligjshme.

Sasia e lëndës narkotike që gjetur është e konsiderueshme, ndërkohë që vijon puna për peshimin e saj. /a.y/noa.al

Foto ilustruese