Transmetuar më 21-02-2018, 12:04

Një moment i tmerrshëm ka ndodhur mes një matadori dhe një demi gjigant në fushë betejën e tyre në Bogota.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara në video bullgari i mirënjohur Julian Lopez, i cili ishte duke garuar një dem të madh ka përfunduar duke u goditur nga brinjët e këtij të fundit i cili e ka fluturuar atë në ajër.

Kjo ka ngjallur frikë të spektatorët e pranishëm në arenën e qytetit. Matadorë të tjerë u futën në arenë për të hutuar demin.

Nga ky moment ka përfituar edhe matadori Lopez i cili është ngritur në këmbë duke vrapuar dhe duke shpëtuar nga brinjët e demit.

Fatmirësisht ky sulm ka përfunduar pa pasoja të rënda për Lopezin, i cili pasi u mjekua është rikthyer sërish në arenë duke përfunduar edhe ndjeshjen./b.l/noa.al/