Transmetuar më 21-02-2018, 13:14

Prokuroria ka dhënë pretencën për grupin që vrau efekktivin e FNSH, Ibrahim Basha në qershor të vitit 2015 në Lazarat.

Prokuroria ka kërkuar burg për jetë për Arbjon Alikon, Bajram dhe Elvis Bocia. Kjo ka shkaktuar tension në sallën e gjyqit, pasi familjarët e tyre janë irrituar.

Në pretencën e dhënë tek Krimet e Rënda, organi i akuzës ka kërkuar 10 vite burg për  Xhulio Malon, 17.6 vite për Albion Alikon dhe Elson Kazmën, 5 vite për Klodian Selimin, 9 vite për Oltion Prokon, 18 vite për Dervish Çokon, Rohan Hirjan dhe Iliaz Xhaferaj.

Ngjarja

Mesnatën duke u gdhirë data 24 qershor 2015, forcat e policisë kanë nisur operacionin në zonën e Lazaratit, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale. 

Gjatë kontrolleve, pranë qendrës së fshatit, forcat speciale të Policisë kanë arrestuar në flagrabncë shtetasin Xhulio Malo, i cili po drejtonte një mjet, ku gjendeshin armë të ndryshme dhe lëndë narkotike kokainë.

Pas arrestimit, forcat speciale kanë njoftuar kolegët e tyre të cilët gjendeshin në një furgon për të realizuar shoqëriminne Malos. Në momentin që furgoni po afrohej, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri nga një largëesi rreth 200 metra. 

Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i policisë Ibrahim Basha si dhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Pelat Hamitaj.

Në vijim të operacionit policor dhe nga hetimet e drejtuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, u arrit të identifikoheshin dhe të arrestoheshin 11 pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal./b.l/noaa.l/