Transmetuar më 21-02-2018, 13:20

A e dini cili është sekreti i lumturisë? Të dini të qeshni me veten tuaj. Është kjo ajo që sugjeron një studim i Universitetit të Granada në Spanjë, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën shkencore “Personality and Individual Differences”.

Sipas studiuesve, ndryshe nga sa mund të mendohet, ata që bëjnë batuta autoironike, jo vetëm nuk kanë vetëvlerësim, por janë të prirur të bien në depresion.

Gjatë studimit u morën në pyetje 1068 persona me moshë nga 18 deri në 65, të cilët iu nënshtruan testimeve të ndryshme, mes tyre për të treguar nivelin e humorizmit dhe raportin me personalitetin dhe si e menaxhonin zemërimin.

Nga analizimi i të dhënave, të drejtuara nga studiuesi Jorge Torres Marín, u zbulua se “Të qeshurit me veten tonë, ndihmon për të kapërcyer zemërimin, si dhe ndihmon në mirëqenien tonë psikologjike”. /a.y/noa.al