Transmetuar më 21-02-2018, 13:31

Kanë kaluar më shumë se dy vite nga ardhja në jetë e Amelisë, vajzës së Alban Skënderajt dhe Miriam Canit. I ftuar në ‘Wake up’ , këngëtari tregoi se në fillim donte të bëhej baba i një djali.

“Në fillim e kisha pak këtë… çun, do ta mbaja me vete, ta çoja në kurs, në futboll”, tha ai duke shtuar më pas se e ka pranuar me shumë sportivitet lindjen e vajzës.

“Për ne njerëzit e artit, vajza të shkrin fare, prandaj bëhuni gati,” ka paralajmëruar Albani.

Më tej këngëtari ka treguar se shpesh ai dhe Miriami debatojnë me njeri- tjetrin për shkak të Amelisë.

"Debatojmë me Miriamin sa të duash. Është normale. Kur vjen në jetë një fëmijë, qendra e debatit është ajo. Unë sidoqoftë janë në minorancë dhe duhet ta mbyll pak gojën…", shprehet Albani./b.l/noa.al/