Transmetuar më 21-02-2018, 13:38

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me disa familje të përjashtuara nga skema e ndihmës ekonomike në zonën e Kamzës.

Ai u njoh me dëshmitë e grave kryefamiljare, të mbetura pa asnjë ndihmë, të nënave që nuk kanë bukë për fëmijët tregojnë lënien në mëshirë të fatit nga qeveria të më shumë se 20 mijë familjeve në të gjithë vendin.

Basha vizitoi familjet në skamje, ku në muajin janar janë hequr rreth 780 familje nga skema e ndihmës ekonomike.

Basha i pyeti se për çfarë u thanë që nuk kanë pikë mjaftueshëm dhe nëse u është dhënë shpjegim për nxjerrjen nga skema, por qytetarët mohuan duke thënë se kanë mbetur pa lekë dhe se frigoriferin e kanë bosh.

“Pra, pa ndihmën ekonomike, ju do t’ju presin edhe dritat dhe ujin. Ose do t’ju marrin do t’ju çojnë në burg. Kjo është e papranueshme”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se ka ardhur për ti takuar që ti tregohet botës se kujt i është hequr ndihma.

“Ndihma iu është hequr njerëzve më të pamundur dhe kjo është kriminale. Kjo do të thotë t’ju kërcënojë me bukën e gojës”, tha lideri i demokratëve.

Ai shtoi se Partia Demokratike e konsideron një emergjencë kombëtare mbetjen pa asnjë të ardhur dhe heqjen e ndihmës shtetërore të mbi 20 mijë familjeve dhe për këtë arsye ka kërkuar një debat urgjent me Kryeministrin.

Pak ditë më parë qeveria deklaroi se ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike ata që nuk e meritojnë. ​/a.y/noa.al

Ndihma ekonomike, MSH përjashton abuzuesit me makina dhe rrogë 1.5 milionë lekë