Transmetuar më 21-02-2018, 13:45

Soda e bukës, ose bikarbonati i natriumit, përdoret për gatim, por kohët e fundit ka nisur të përdoret edhe për qëllime kozmetike, si zbardhja e dhëmbëve, përgatitja e deodorantëve, si dhe pastrimi i fytyrës.

Ajo që shumë njerëz nuk e dinë, është se soda e bukës mund të përdoret edhe për trajtimin e akneve. Soda e bukës ka veti pastruese dhe zbutëse për fytyrën, si dhe lehtëson dhimbjet gjatë djegieve të lëkurës nga dielli.

Vaji i kokosit ka veti shëruese, hidratuese , antibakteriale dhe zbutëse për lëkurën. Ky përbërës është më i butë se soda e bukës, duke realizuar kështu një balancë me “ashpërsinë” e sodës së bukës.

Edhe vaji i kokosit ndihmon në shkatërrimin e bakterit që çon në krijimin e akneve. Disa studime kanë treguar edhe rëndësinë e tij në mjekimin e ekzemës, apo psoriazis që janë sëmundje të lëkurës. Kur të blini vajin e kokosit, sigurohuni që të jetë i virgjër, sepse ashtu ai është më i pasur me antioksidantë.

Përbërësit e recetës: gjysmë filxhan kafeje me vaj kokosi, gjysmë filxhan kafeje me sodë buke.

Përgatitja: Përzieni të dy përbërësit dhe shtojini pak ujë të vakët, nëse është e nevojshme. Përzierja duhet të jetë afërsisht në trajtën e rërës. Aplikojeni përmbajtjen në fytyrë duke e masazhuar. Më pas shpëlajeni fytyrën dhe ndjeni diferencën./b.l/noa.al/