Transmetuar më 21-02-2018, 13:57

Ekzistojnë disa ushqime me një sërë dobish, të cilat i bëjnë shumë mirë shëndetit tonë, në sajë të vetive që kanë. Disa prej tyre kanë aftësinë për të shtuar prodhimin e serotoninës, hormonit që mes gjërave të tjera është i lidhur edhe me lumturinë. Serotonina vepron edhe në sjellje, oreks, tretje, kujtesë dhe në lehtësimin e gjumit.

Peshku- Prania e acideve yndyrore omega 3 në gjak, është e lidhur me nivel më të madh të serotoninës. Sugjerohet se konsumi i peshkut salmon, ton, sardeleve dhe açugeve.

Mishi- Mishi pa shumë yndyrë si i gjelit apo i pulës, është i pasur me triptofan, një aminoacid thelbësor për rritjen e serotoninës në tru.

Veza dhe bulmetrat- Janë të pasur me triptofan dhe rrisin nivelin e serotoninës.

Bishtajat- Bishtajat, thjerrëzat dhe produktet e ngjashme janë të pasura me fibra, proteina bimore, vitamina, mineral dhe triptofan si dhe kanë shumë pak kolesterol.

Çokollata– Kakaoja ndihmon trupin që të thithë më mirë triptofanin, duke shtuar nivelin e serotoninës në tru, shkruan noa.al.

Frutat dhe perimet- Ananasi është tejet efikas kundër depresionit, stimulon ndjeshëm prodhimin e serotoninës. /a.y/noa.al