Transmetuar më 21-02-2018, 13:58

Një personi i ka buzëqeshur fati duke e bërë milioner, pasi fitoi një çmim prej 50,000 dollarësh.

Kjo mund të quhet tamam dhurata më e bukur për ditëlindje, pasi u shpall fitues duke përdorur në biletë numrat e datës së tij të lindjes për të fituar çmim të parë.

Banori i Bear, i cili kërkoi të mbetet anonim, u tha zyrtarëve të “Delaware Lottery” që ditëlindja e tij po afrohej këtë fundjavë dhe ai përdori pikërisht këtë datë kur bleu biletën e tij për çmimin e Powerball.

Më tej ai tha se ka luajtur Powerball dhe Mega Miliona për një vit e gjysmë dhe gjithmonë ka përdorur numrat e ditëlindjen dhe moshën e tij.

Biletën fituese, burri e bleu në Kirkwood Liquors afër banesës, e cila e bëri edhe fitues të 50.000 dollarëve./b.l/noa.al/