Transmetuar më 21-02-2018, 14:30

Pastrimi i shtëpisë bën dëm njëlloj sa 20 cigare në ditë

Produktet e pastrimit, sidomos ato spraj, mund të rezultojnë të dëmshme për mushkëritë, njëlloj si pirja e 20 cigareve në ditë.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim i kryer në Norvegji. Sipas studiuesve, kapaciteti i mushkërive të femrave që pastrojnë rregullisht me produkte kimike rezulton më i ulët në raport me kapacitetin e mushkërive të atyre që nuk pastrojnë.

Edhe astma rezulton të jetë më e shpeshtë, në rastet e përdorimit të produkteve të pastrimin, shkruan noa.al.

Oistein Svanes, një prej drejtuesve të studimit deklaroi se, “Mesazhi që duam të përcjellim është se pastrimi për një kohë të gjatë me produkte kimike, shkakton dëmtime serioze në mushkëri. Kjo situatë bëhet edhe më e rëndë, sidomos për ata persona që aktualisht kanë probleme me mushkërinë”.

“Mbajtja e shtëpisë tonë pastër dhe të ajrosur, duke përdorur detergjentë të lëngshëm dhe jo spraj, mund të ndihmojë për shmangien e problemeve shëndetësore”, deklaroi Sarah MacFadyen, e ‘British Lung Foundation’. /a.y/noa.al