Transmetuar më 21-02-2018, 14:38

Gjithçka ka ndodhur në harkun kohor të 8 muajve në Fort Walton Beach, Florida. Të dy prindërit, Robert Long 47 vjeç dhe Ginny Irovando 34 vjeç, u arrestuan nën akuzën për mashtrim dhe keqtrajtim të fëmijës.

Prindërit e kishin gënjyer djalin e tyre 13 vjeçar, pasi e përdorën tragjedinë e rreme për të mbledhur donacione në shkollën e djalit të tyre dhe nëpërmjet internetit.

Në shkollë, djali kishte raportuar se kishte më shumë se një tumor në tru dhe ishte i destinuar të vdiste së shpejti.

Në nëntor, prindërit e tij kishin organizuar një aktivitet në institut për të shitur bluza, duke thënë se kështu do të përdornin të ardhurat për të paguar shpenzimet mjekësore.

Përveç nëntë bluzave të shitura, ata kishin fituar edhe 1,000 dollarë nëpërmjet internetit. Në fund të dhjetorit, nëna kishte shkruar një postim në Facebook, ku e quante “një mrekulli” faktin se djali kishte mbijetuar për Krishtlindjet.

“Vetëm Zoti e di kur do të vijë koha e tij”, shkruante nëna “monstër”. Megjithatë, djali në foto nuk tregonte asnjë shenjë të ndonjë sëmundjeje.

Një punonjës i shkollës i tha policisë lidhur me nismat e ndryshme, dhe hetimet filluan asokohe. Tani që të dy janë arrestuar, donatorët do të jenë në gjendje të marrin paratë e tyre mbrapsht.

Djali në dëshminë e tij tregoi se nëna e tij i kishte thënë në maj se ai do të vdiste nga kanceri i trurit. Ajo madje shkoi aq larg sa ai të thoshte në shkollë se kishte shtatë tumore të trurit. Pas kësaj Departamenti i fëmijëve e largoi fëmijën dhe vëllain tjetër të tij nga shtëpia. /b.l/noa.al/