Transmetuar më 21-02-2018, 15:25

Incidenti që ndodhi me bluzën e "Shqipërisë së madhe", ka përhapur polemika në rrethet politike greke. Lidhur me këtë ngjarje, deputeti i Demokracisë së Re, Theodhos Karaoglu ka kërkuar interpelancë me ministrin e Jashtëm grek, Nicolas Kotzias.

Bëhet fjalë për foton e zv/ambasadorit shqiptar me fëmijën me bluzën me hartën e Shqipërisë së Madhe në Kretë.

Gjatë fjalës së tij Kotzias theksoi se ky ishte një rast unik, pa precedentë dhe se në asnjë mënyrë nuk duhet të fokusohen tek një fëmijë që nuk e di se çfarë kuptimi ka harta.

"Ministria e Jashtme greke dënon çdo formë irredentizmi, nacionalizmi si dhe ksenofobinë e racizmin. Përsa i përket pranisë së zv/ambasadorit kjo gjë nuk ka ndodhur më parë, nuk ka asnjë incident as të ngjashëm, si dhe u dhanë shpjegime nga ministri i Diasporës Pandeli Majko gjatë takimit me ministrinë e Brendshëm P. Shkurletis në lidhje me episodin e pazakontë. Majko theksoi se nuk duhet një rastësi të errësojë aspak marrëdhëniet Shqipëri- Greqi", u shpreh Kotzias.

Në gjimnazin e Hanias në Kretë, diplomati shqiptar, konsulent i ambasadës amerikane është fotografuar bashkë me disa fëmijë shqiptarë pak para fillimit të orës së gjuhës shqipe. Njëri prej fëmijëve mbante veshur një bluze sipër së cilës ishte shtypur harta e Shqipërisë së madhe, e cila përmban edhe disa qytete greke. /b.l/noa.al/