Transmetuar më 21-02-2018, 16:57

Dënimi i mundshëm i Skënderbeut nga UEFA ka ngritur mesditën e sotme në këmbë qytetarët korçarë dhe gjithë tifozët të cilët kanë mbajtur një tubim në qytet ku kanë kërkuar për mos pezullimin e klubit të tyre.

Para sheshit të Katedrales së qytetit të Korçës ata kanë brohoritur e kanë mbajtur në duar parullën "mos na vrisni ëndrrat". 

Ky tubim së fundmi është përshëndetur edhe nga klubi i Skënderbeut i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ku falënderojnë të gjithë qytetarët dhe tifozët ndërsa shprehen se mbështetja e tyre i jep forcë.

“Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve Korçarë dhe tifozëve bardhekuq për mbështetjen e treguar karshi klubit në tubimin e organizuar në Korçë kundër një dënimi të mundshëm të klubit. 

Mbështetja juaj na jep forcë për të luftuar deri në fund për kauzën tonë të përbashkët. Faleminderit”, shkruan KF Skënderbeu./b.l/noa.al/