Transmetuar më 21-02-2018, 17:17

Shqiptarët janë kërcënim serioz për sigurinë italiane. Kështu thuhet në raportin vjetor për 2017-ën, nga Shërbimi Sekret Italian, i cili tashmë është depozituar në Parlament.

Raporti përmend bandat shqiptare, kryesisht në trafikun e drogës, grabitjeve, por edhe prostitucionit.

Banda, të përbëra kryesisht nga shqiptarët, kryesojnë udhëheqjen e trafikut të drogës. Organizatat kriminale shqiptare janë ato që lidhin më shpesh marrëdhënie bashkëpunimi me organizatat kriminale italiane, thuhet në raport.

Po ashtu, personat nga Shqipëria, të organizuar në grupe, kanë në administrim rrugët ndërkombëtare të kokainës dhe marijuanës.

Po e njëjta gjë thuhet edhe sa i përket grabitjeve dhe prostitucionit. Viti 2017, evidentoi shumë shqiptarë të cilët janë kapur duke grabitur, apo kryer prostitucion.

Me shqetësim evidentohet edhe lëvizja e shtuar e emigrantëve, ndërsa gjatë vitit 2017, 7 shqiptarë u dëbuan nga Italia, pas dyshimeve se kishin lidhje me grupet terroriste. /k.k/noa.al/